Suedi, vitin e kaluar 12 fëmijë refugjatë janë vetëvrarë

Mos i humb

Vitin e kaluar në Suedi janë vetëvrarë 12 fëmijë refugjatë bën të ditur raporti i Institutit Karolinska me sili në kryeqytetin Stockholm.

Sipas raportit shumica e fëmijëve në fjalë janë nga Afganistani dhe se mospranimi i kërkesës së tyre për azil ka nxitur vetëvrasjen.

Njëra nga hulumtueset e cila ka përgatitur raportin Ellenor Mittendorfer Rutz, eksperte e Shëndetit Mendor dhe Shërbimeve Sociale, thotë se në të kaluarën e fëmijëve të cilët janë vetëvrarë janë të pranishme përjetimet nga traumat e mëdha dhe se gjatë emigrimit ata u janë nënshtruar masakrave dhe dhunës.

Ndërsa në një deklaratë nga Qendra Psikiatrike për Fëmijë dhe Adoleshentë (PUP) thuhet se numri i refugjatëve të vetëvrarë nuk e pasqyron të vërtetën e plotë dhe se gjendja është edhe më e rëndë.

Sipas të dhënave të Zyrës së Emigrantëve, në vitin 2015 në Suedi kanë hyrë 35 mijë e 360 fëmijë refugjatë pa ndonjë shoqërues. Ky numër në vitin 2016 u zvogëlua në 2.199 kurse në vitin 2017 në 1.334.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit