Suedia kritikon Trumpin

Mos i humb

Ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Margot Wallstrom dhe ish ministri i Punëve të Jashtme, Carl Bildt kritikuan presidentin e SHBA-ve Donald Trump i cili dje u takua me presidentin e Rusisë Vladimir Putin në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki.

Në një prononcim për televizionin shtetëror të Suedisë, SVT, ministrja Wallström tha se “Pala amerikane nuk tha asgjë për aneksimin ilegal të Krimesë nga Rusia”.

Ajo theksoi se në takimin e dy liderëve botërorë, nga SHBA-ja nuk pati asnjë kritikë ndaj Rusisë. “Qëndrimi ynë këtu është që tensionet në rritje të ulen me dialog por në këtë takim për fat të keq asnjë problem nuk ishte në rend dite”, tha Wallstrom.

– “Trump mbeti i dobët në nivel shqetësues”

Ndërsa ish ministri i Jashtëm suedez, Bildt tha se presidenti Trump mbeti i dobët dhe sipas tij, kjo ishte në nivel shqetësues. Sipas tij, “Trump nuk bëri asnjë kritikë të vetme për politikën e Rusisë”.

Ai tha se Trump nuk në ishte në formë gjatë këtij takimi. “Trump nuk tha asnjë fjalë të vetme për çështjen e Ukrainës. Nuk ka asgjë për gjendjen e Sirisë. Trump ishte i dobët para Putinit në nivel shqetësues. Putin u duk se ishte dominues në gjithçka”, tha Bildt./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit