Suedia shpërndan rreth 5 milionë broshura – u tregon qytetarëve se si të përgatiten për luftë!

Mos i humb

Suedia do të dërgojë fletëpalosje në 4.7 milion familje me udhëzime se çfarë të bëjnë në rastin e një lufte, shkruajnë mediat e huaja.

Po sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për broshurat të cilat gjithashtu do të shpjegojnë se si të përgatiten për sulme terroriste ose kibernetike dhe fatkeqësitë natyrore.

Publikimi i tyre vjen nga shqetësimet rreth aktiviteteve ushtarake të Rusisë dhe rritjes së terrorizmit dhe lajmeve të rreme.

Udhëzime të ngjashme u shpërndanë gjatë Luftës së Dytë Botërore, por shtypja pushoi në vitet 1980, thanë mediat lokale.

“Ka një kërcënim shumë më kompleks për ndryshimet klimatike, sulmet terroriste, pandemitë dhe manipulimin e informacionit. Njerëzit duhet të mësojnë dhe të dinë se si të merren me to”, ka thënë Christina Andersson, nga Agjencia Suedeze e Kontingjenteve Civile.

Në vitet e fundit, Suedia ka rritur shpenzimet ushtarake, duke përmendur përkeqësimin e situatës së sigurisë në Evropë, veçanërisht në dritën e rolit të Rusisë në konfliktin në Ukrainë.

Në vitin 2016, ajo ktheu një prani trupash në ishullin strategjik Baltik të Gotland, në mes të shqetësimeve mbi ushtrimet ushtarake nga Moska dhe ka debatuar nëse do të shkojë më pranë aleancës ushtarake të NATO-s.

Vitin e kaluar vendi ka rikthyer rekrutimin ushtarak.

Përveç kësaj, terrorizmi mbetet çështje me vëmendje të shtuar, pasi Stokholmi u godit nga një sulm kamioni në prillin e kaluar, gjë që vrau pesë vetë.

Versioni i përditësuar i “Nëse Lufta Vjen” do të shpërndahet nga Maji./Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit