Sufllaqe Shtëpie – Receta Origjinale, e Shëndetshme me Shije Të Përsosur

Mos i humb

Me origjinë nga kuzhina greke, sufllaqet sot janë shndërruar në një nga ushqimet më popullore në çdo cep të botës përfshirë padyshim edhe Shqipërinë.

Pite të buta plot shije të kombinuara me shije të ndryshme fantastike.

Pavarësisht shijes së tyre të plotë dhe ngopëse, sufllaqja e përgatitur në fast food-e është një ndër produktet më të kontestuara përsa i përket vlerave ushqimore  dhe dëmeve të saj për shëndetin.

Por e përgatitur në shtëpi, sufllaqja mbetet një ushqim fantastik, i shëndetshëm me shije të mrekullueshme.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë recetën origjinale të përgatitjes së sufllaqes krejt lehtë në shtëpi.

Përgatitja e Sufllaqes së Shtëpisë

Përbërësit 

2 lugë çaji maja buke

1 lugë çaji me sheqer

160 ml qumësht

80 ml ujë i ruajtur në temperaturë ambjenti

320 gr miell gruri

1 lugë çaji kripë

1 lugë gjelle vaj ulliri

Përgatitja

Bashkoni në një tas sheqerin, majanë e bukës, ujin dhe qumështin. Përzjeini të gjitha bashkë dhe lërini mënjanë për 5 minuta.

Në një tjetër tas të madh, AgroWeb.org ju udhëzon të bashkoni miellin dhe kripën. Përzjeini me një njëra tjetrën.

Shtoni përzjerjen e majasë me qumësht dhe përzjeheni me miellin derisa masa të njëtrajtësohet.

Kalojeni brumin në tavolinën e kuzhinës, të cilën më parë e keni spërkatur me pak miell.

AgroWeb.org ju udhëzon të punoni brumin për disa minuta derisa masa e tij të bëhet e butë.

Më pas, të gjithë brumin rrumbullakoseni dhe mbulojeni me një pecetë të pastër kuzhine. Lëreni të pushojë përreth 40 minuta derisa masa e tij të dyfishohet.

Më pas, vendosni një tigan në zjarr mesatar.

Shtypeni brumi me duar dhe ndajeni në 6 pjesë të barabarta.

Hapeni secilën prej tyre në formën e rrethit me një diametër prej 20 centimetrash.

Shtoni pak vaj ulliri duke lyer të gjithë sipërfaqen e tiganit. Sapo të nxehet pak hidhni një nga pitet.

Kthejini herë pas here nga të dyja anët derisa pitja të piqet dhe kështu bëni me të gjitha pitet.

Mbushja e Sufllaqes

Për mbushjen e sufllaqes mund të përdorni kombinime të ndryshme sipas preferencës.

Klasikja është mish (kryesisht pule), patate të skuqura, salcë kosi e përzjerë me hudhra, mjadanoz e kastraveca, domate, qepë.

Mishin mund ta zjeni dhe ta ndani në fije ose copa të vogla ose ta gatuani më parë në formën e shishqebapit duke e ndarë në copa, kaluar në shkopinj në kuzhine kombinuar me copa të ndryshme perimesh e më pas ta piqni në furrë.

Më pas me shishqebapin mund të mbushni sufllaqen duke e lyer më parë me salcë kosi e duke i shtuar edhe përbërës të tjerë.

Mund ta kombinoni me perime të pjekura dhe djathë të bardhë por edhe me mbushje të tjera sipas preferencës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit