Sulm i forcave të Asadit në Idlib, 5 civilë të vdekur

Mos i humb

Gjatë sulmit ajror të forcave besnike të Bashar al-Asadit në një vendbanim në Idlib kanë humbur jetën 5 civilë, ndërsa 15 të tjerë janë plagosur.

Kreu i Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha) në Idlib, Mustafa Haj Yusuf për AA tha se sulmi ajror në vendbanimin është kryer në orët e vona.

“Gjatë sulmit në fjalë kanë humbur jetën 5 civilë, ndërsa 15 të tjerë janë plagosur”, konfirmoi Yusuf.

Forcat e Assadit të marten kryen sulme ajrore në pjesën qendrore të Idlibit si dhe në lagjet Maaret Misrin dhe Ram Hamdan.

Nga Mbrojtja Civile porositën se sulmet ajrore ende po zgjasin, duke shprehur druajtje nga rritja e numrit të viktimave.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) me miratimin rezolutës më 24 shkurt kërkoi shpalljen e armëpushimit humanitar në Siri, fillimisht në Gutën Lindore. Ndonëse u kërkua që armëpushimi të fillojë të implementohet pa anulime, atëherë nuk u saktësua sesi ai të fillojë.

Rusia më 27 shkurt njoftoi se do të ketë pushim humanitar çdo ditë mes orëve nëntë dhe 14 dhe se atë regjimi do ta mbështesë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit