Sulm me bombë në Afganistan, 5 policë të vdekur

Mos i humb

Në një sulm me autobombë në qarkun Mukur të krahinës Gazne të Afganistanit kanë humbur jetën 5 policë.

Zëdhënësi i Zyrës së Guvernatorit të Gaznes, Arif Nuri, tha se sulmuesi me një autobombë ka marrë si objektiv ndërtesën e guvernatorit të qarkut Mukur.

Duke bërë të ditur se 5 persona kanë humbur jetën si pasojë të sulmit, Nuri tha se 26 persona, në mesin e të cilëve ndodhet edhe guvernatori i qarkut, janë plagosur.

Ende nuk është marrë përgjegjësia e sulmit.

-Vendimi për armëpushim

Presidenti i Afganistanit, Eshref Gani, ka shpallur armëpushim të përkohshëm deri më 20 qershor, ndërsa edhe organizata e talebanëve njoftoi vendimin për armëpushim 3 ditor me rastin e afrimit të Bajramit të Madh.

Nga sot fillon vendimi për armëpushim të qeverisë afgane. /Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit