Sulm me bombë në Afganistan, disa të vrarë

Mos i humb

 

 

 Komandanti i forcave kufitare afgane dhe tre truprojat e tij u vranë nga shpërthimi i një bombe në provincën jugore afgane, Kandahar.

Zyrtarët e policisë thanë se komandanti i forcave kufitare Janan Afgan dhe tre truprojat e tij kanë humbur jetën në shpërthimin e bombës e cila ishte montuar në veturën e tij zyrtare. Të paktën tre të tjerë u plagosën.

Pajisja shpërthyese në makinë u aktivizua me telekomandë, ndërsa përgjegjësinë për sulmin e mori lëvizja militante talebane.

Afganistani për një kohë disa vjeçare është skenë e një krize të thellë të sigurisë, e cila pasqyrohet në luftën e vazhdueshme kundër ekstremistëve të lëvizjes militante talebane dhe organizatës terroriste DEASH, e cila ka intensifikuar aktivitetet e saj në Afganistan pas disfatës në Irak dhe Siri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit