Sulm ndaj një xhamie në Gjermani

Mos i humb

Persona të panjohur kanë lyer me bojë xhamat e një pjese të xhamisë Mescid-i Aksa të Unionit Islam Turk (DITIB) në kryeqytetin gjerman Berlin.

Mahmud Aydın, imami i xhamisë, për Agjensinë Anadolli tha se incidentin e ka hasur në kohën kur ka ardhur në xhami për namazin e sabahut dhe se xhamat janë ngjyrosur me ngjyrë të kuqe, gjelbër dhe të verdhë dhe mbi ta janë shkruar edhe shkrime.

Aydın tha se më pas policia ka ardhur në vendin e ngjarjes dhe ka marrë deklaratë, duke shtuar se sulmi mund të jetë kryer në mesnatë.

Ndryshe, shumë xhami, qendra kulturore dhe biznese turke kanë qenë shënjestër e sulmeve nga fillimi i vitit. Shumica e këtyre sulmeve janë marrë përsipër nga simpatizantë të organizatës terroriste PYD/PKK./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit