Sulm terrorist në Burkina Faso, 10 të vdekur

Mos i humb

Të paktën 10 pjesëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë në një sulm terrorist në Burkina Faso, në veriperëndim të vendit.

Sipas lajmeve në mediat lokale, persona të armatosur kanë djegur një shkollë në një fshat të qytetit Toeni të shtetit Sourou, pas së cilës në vendngjarje janë dërguar ekipe të xhandarmërisë.

Ushtarët janë zënë në pritë në hyrje të fshatit, ku kanë vdekur të paktën 10 pjesëtarë të xhandarmërisë, si dhe janë plagosur 8 të tjerë.

Në sulmet terroriste në 6 muajt e fundit në Burkina Faso, kanë humbur jetën mbi 100 civilë dhe pjesëtarë të forcave të sigurisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit