Sulm terrorist në Burkina Faso, 19 të vdekur

60
0

Të paktën 19 persona kanë humbur jetën nga sulmi terrorist në Burkina Faso.

Sipas lajmeve në mediat vendase, si pasojë e zjarrit të hapur nga persona të armatosur në qytetin Arbinda, në veri të vendit, kanë humbur jetën 19 persona, ndërsa janë plagosur 13 të tjerë.

Në sulm gjithashtu i është vënë zjarri shumë shtëpive, ndërsa qindra persona braktisën vendin e tyre.

Nga sulmet terroriste që vazhdojnë që nga muaji prill në Burkina Faso kanë humbur jetën 62 persona, ndërsa qindra persona janë larguar nga shtëpitë e tyre.

Burkina Faso që nga viti 2015 është cak i sulmeve terroriste. Që nga 1 janar 2019 në 7 nga gjithsej 13 rajone të vendit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here