Sulm vetëvrasës në Afganistan, vriten tre ushtarë të NATO-s

Mos i humb

 

Në një sulm vetëvrasës në lindje të Afganistanit, kanë humbur jetën tre ushtarë të NATO-s.

Njësitet e NATO-s në Afganistan, njoftuan se sulmi vetëvrasës është kryer mbi një autokolonë të tyre, e cila po kryente një patrullim në lindje të vendit.

Përveç tre ushtarëve të vrarë, thuhet se janë plagosur edhe tre të tjerë, nga të cilët njëri amerikan dhe dy pjesëtarë të trupave afgane.

Zëdhënësja e zyrës së guvernatorit të krahinës Prwan, Wahida Shahkar, sqaroi se sulmi ka ndodhur në vendin Hilazey.

Nuk ka informacione mbi identitetin e ushtar qeve të vrarë, ndërkohë që përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë talibanët.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit