Sulme ajrore në Idlib, disa të vdekur

Mos i humb

Të paktën shtatë civilë të vrarë është bilanci i sulmeve më të fundit ajrore në Khan Shaykhun të Idlibit në Siri.

Drejtori i mbrojtjes civile në Idlib, Mustafa Haj Yusuf, në një prononcim për AA tha se sulmet ajrore kishin në shënjestër fshatin Tibbes në Khan Shaykhun, dhe se janë kryer nga avionët rusë.

Përveç shtatë civilëve të vdekur, gjashtë fëmijë dhe një grua, në sulmet në fjalë janë plagosur nëntë persona tjerë. Haj Yusuf tha se të plagosurit janë transferuar në spital.

Në sulmet të cilat në muajt e fundit janë intensifikuar në Idlib, janë vrarë mbi 100 civilë dhe mbi 210 të tjerë janë plagosur.

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, ditë më parë paralajmëroi se sulmet në Idlib, mund të sjellin një valë të re refugjatësh që do të rezultojë me vuajtje të reja.

Yildirim tha se Turqia, Rusia dhe Irani, tre garantuesit e bisedimeve për paqe, kanë marrë përsipër parandalimin e ngjarjeve që sjellin viktima në Siri./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit