Sulmet ajrore ruse ndaj Idlibit, 10 civilë të vrarë

Mos i humb

Avionët luftarakë rusë po godasin një numër të madh të vendbanimeve civile dhe vijën e frontit të opozitarëve në qytetin Idlib në veriperëndim të Sirisë.

Sipas informacioneve që posedon gazetari i AA-së nga burimet lokale, avionët luftarakë rusë në orët e pasdites kanë kryer sulm në perëndim të Idlibit dhe në veri të qytetit Hama.

Burimet thonë se në këto sulme avionët luftarakë të Sirisë kanë goditur vendbanimet civile dhe vijat e frontit të opozitarëve në rajonet Jisr al-Shughur, Bisenkul, Inneb, Sirmaniyye në perëndim të Idlibit dhe në rajonin Zeizun në veri të Hamës.

Edhe Observatori i avionëve të opozitarëve në një deklaratë nga rrjeti social ka thënë se “avionët luftarakë rusë të cilët janë ngritur nga baza ushtarake Khmeimim kanë kryer një sulm ajror ndaj vendbanimeve civile Jisr al-Shughur”.

Drejtori i Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha) në Idlib, Mustafa Haxh Jusuf në një deklaratë për AA tha se në sulmet ajrore në orët e pasdites nga avionët rusë në qarkun Jisr al-Shughur kanë humbur jetën 9 civilë, ku 5 prej tyre fëmijë. Ai bëri të ditur se edhe në fshatin Keferyedin ka humbur jetën një civil dhe se në rajonet tjera janë plagosur 20 civilë.

Haxh Jusuf tha se numri i të vdekurve dhe të plagosurve mund të rritet për shkak se vazhdojnë sulmet ajrore në Idlib.

Vazhdojnë sulmet e avionëve luftarakë.

Idlibi, qytet në veriperëndim të Sirisë i cili ndodhet nën kontrollin e opozitarëve ushtarakë dhe të grupeve të armatosura kundër regjimit, në takimin e Astanas më 4-5 maj të vitit 2017 është shpallur “zonë e deeskalimit”. Mirëpo, regjimi dhe kohë pas kohe Rusia vazhdojnë të kryejnë sulme ajrore ndaj rajonit./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit