Sulmet e Rusisë në Idib lënë 17 të vdekur

Mos i humb

Të paktën 17 civilë kanë humbur jetën, prej të cilëve një punonjës i mbrojtjes civile si pasojë e sulmit të avionëve luftarakë të Rusisë në një vend tregu në rrethin Marratinnuman brenda zonës së deeskalimit të Idlibit.

Regjimi dhe avionët luftarakë të Rusisë zhvilluan sulme në rrethin Marratinnuman, qytezën Bidama dhe fshatrat Kenbbine dhe Tel Mennish.

Drejtori i Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardhë), Mustafa Hajj Yusuf, në deklaratën për AA tha se në sulmin në mëngjesin e sotëm në një vend tregu në rrethin Marrattinnuman sipas vlerësimeve të para kanë humbur jetën të paktën 17 civilë prej të cilëve një punonjës i mbrojtjes, ndërsa janë plagosur dhjetëra civilë.

Pas këtij sulmi në 24 orët e fundit brenda zonës së deeskalimit të Idlibit, kanë humbur jetën 34 civilë nga sulmet ajrore.

– Situata në Idlib

Në mars të vitit 2015, opozita vendosi kontroll mbi Idlibin, popullsia e të cilit është rritur në katër milionë për shkak të migrimeve të fundit në atë zonë. Në të njëjtën kohë, Idlibi është një nga zonat që më së shpeshti sulmohet nga forcat e regjimit.

Opozitarët ushtarakë, garantues i të cilëve është Turqia në kuadër të marrëveshjes historike të arritur më 4-5 maj 2017 në Astana në të cilën Idlibi dhe rrethina u shpallën zonë e deeskalimit, më 17 shtator të vitit 2018 tërhoqën armët e tyre të rënda si rezultat i një marrëveshjeje tjetër midis Turqisë dhe Rusisë në Soçi.

Megjithatë, forcat e regjimit vazhdojnë pa ndërprerë sulmet e tyre pavarësisht marrëveshjes së Soçit mes Turqisë dhe Rusisë, e cila kishte për qëllim të forcojë armëpushimin në Idlib. Në kuadër të Marrëveshjes së Astanas, Rusia është vendi garantues i regjimit të Asadit.

Sulmet e fundit të regjimit dhe mbështetësve të tij u intensifikuan teksa më 25-26 prill, në kryeqytetin e Kazakistanit, Nursultan, po mbahej takimi i 12-të midis Turqisë, Rusisë dhe Iranit.

Mbi 553 mijë civilë janë zhvendosur si pasojë e bombardimeve që nga nënshkrimi i marrëveshjes midis Rusisë dhe Turqisë në muajin shtator.

Rrjeti Sirian i të Drejtave të Njeriut (SNHR) ka njoftuar se 606 civilë janë vrarë prej të cilëve 157 fëmijë dhe 111 gra nga sulmet e regjimit në Idlib në periudhën nga 26 prilli deri më 12 korrik.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit