Sulmi me bombë në Libi, dhjetëra të vdekur

Mos i humb

Numri i të vdekurve në dy sulme me bombë të kryer mbrëmë në qytetin lindor të Libisë, Benghazi, është rritur në 34.

Sipas informacioneve të marrë nga burimet e spitalit, si pasojë e sulmeve të mbrëmshme me autobomba të vendosura pranë xhamisë Biat er-Ridvan në Benghazi, numri i të vdekurve është rritur në 34, ndërsa i atyre të plagosurve në 73.

Theksohet se ka shqetësim që numri i të vdekurve mund të rritet, ndërsa përgjegjësinë mbi sulmin ende nuk e ka marrë askush.

Ndërkohë Kuvendi i Përfaqësuesve me seli në Tobruk dhe qeveria e Tobrukut, njoftoi se kanë shpallur tre ditë zie.

Gjithashtu edhe zëvendës kryetarët e Këshillit Presidencial të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA), Fethi el-Mecezi dhe Ali Katrani, duke theksuar se sulmi është një akt terrorist, kanë bërë thirrje për gjetjen e autorëve të sulmeve./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit