Sulmi me thikë në Drejtorinë e policisë në Paris, 4 të vdekur

Mos i humb

Paris
Katër persona e kanë humbur jetën në sulmin me thikë të kryer në Drejtorinë e Policisë në Paris.

Sipas lajmeve në shtypin francez mësohet se agresori pasi ka hyrë në ndërtesën e policisë së Parisit ka kryer një sulm me thikë.

Në sulmin me thikë ku kanë humbur jetën 4 persona agresori është qëlluar për vdekje nga nëpunësit dhe punonjësit në Drejtorinë e policisë.

Ndërkohë në zonën përreth janë marrë masat e sigurisë dhe është mbyllur edhe një stacion i metrosë.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe ministri i Brendshëm, Christophe Castaner do të shkojnë në vendin e ngjarjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit