Sulmohet Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Strasbourg të Francës

Mos i humb

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Francë është sulmuar me ç’rast është hequr flamuri shtetëror nga objekti i Konsullatës.

Nëpërmjet një reagimi Qeveria e Republikës së Kosovës dënon aktin e sulmit mbi Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strasbourg, si dhe shkatërrimin e Stemës së Republikës së Kosovës dhe heqjen e flamurit shtetëror nga objekti i Konsullatës.

Duke bërë të ditur se sulmi mbi Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Strasbourg dhe shkatërrimi i simboleve shtetërore ka ndodhur në fundjavën e kaluar, në një njoftim me shkrim nga Zyra e Kryeministrit thuhet se ky është një akt i papranueshëm që cenon integritetin e shtetit të Kosovës.

“Republika e Kosovës është shtet sovran që respekton ligjet dhe të drejtën ndërkombëtare dhe vepron me përgjegjësi në marrëdhëniet ndërkombëtare si një faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit. Qeveria e Republikës së Kosovës, shpreh indinjatën e thellë ndaj këtij akti dhe duke vlerësuar angazhimin e menjëhershëm të organeve franceze, kërkon nga ato që të zbulojnë dhe të kapin autorët si dhe t’i nxjerrin ata përpara drejtësisë”, thuhet në njoftim./Kosova Post

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit