Sulmohet me bojë ambasada izraelite në Athinë

Mos i humb

Grupi anarkist Ruvikonas në Greqi ka kryer sulm me bojë ndaj ambasadës së Izraelit në Athinë.

Një grup prej rreth dhjetë personash, pasi ka mbërritur në bulevardin Psihiko ku ndodhet ambasada e izraelite, kanë hedhur një numër të madh shishesh me bojë ndaj mureve të ambasadës.

Në deklaratën e publikuar pas ngjarjes në median sociale nga grupi me nënshkrimin e “Ruvikonas” thuhet se sulmin e kanë ndërmarrë në shenjë mbështetjeje ndaj popullit palestinez.

“Jemi në anën e popullit i cili për dhjetra vite ka qenë viktimë e presioneve të ndryshme. Në të vërtetë, kjo është një spastrim etnik i nivelit të ulët që ka një të kaluar dhjetravjeçare”, theksohet në deklaratë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit