Sulmohet me kallashnikov banesa e gazetares. Policia merr në mbrojtje Klodiana Lalën

Mos i humb

Banesa e babait të gazetarës Klodiana Lala u sulmua me armë gjatë orëve të para të mëngjesit.

Në banesën që ndodhet në zonë e Laknasit dyshohet se u qëllua disa herë me kallashnikov.

Fatmirësisht, nuk pati të lënduar pasi në shtëpi ndodheshin në gjumë fëmijët e mitur të gazëtares, e cila është marrë në mbrojtje nga policia.

Policia ka nisur hetimet mbi ngjarjen që dyshohet se ka lidhje me detyrën e gazetares së kronikës.

Ndërkohë, për rastin reaguan edhe Shoqata e Mediave Elektronike, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë si dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë, duke dënuar sulmin që e cilëson një këmbanë alarmi që bie fort për rrezikun që u kanoset gazetarëve në kryerjen e detyrës së tyre të përditshme./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit