Sulmohet me thikë imami në një xhami në Londër

Mos i humb

Policia britanike hyri në një xhami në Londër pasi një sulmues me thikë ka goditur imamin, (AA).

Sulmi ndodhi në xhaminë në Regent Park dhe si pasojë sulmuesi u arrestua nga policia me dyshimin për vrasje në tentativë.

Një video në rrjetet sociale shfaq një burrë të bardhë në një bluzë të kuqe që ishte shtrirë në dyshemenë e xhamisë nga policia që po e arrestonte.

Në një kumtesë, nga policia e Londrës thonë se “policia u thirr në një xhami në Park Road, në ora 15:10 të enjten, 20 shkurt, për raportimet për një sulm me thikë”.

“Një burrë në vitet e tij të 70-ta u gjet i plagosur. Gjendja e tij është vlerësuar si e parrezikshme për jetën”, njoftuan më pas nga policia.

Policia gjithashtu ka njoftuar se një person është arrestuar në vendin e ngjarjes nën dyshimin e vrasjes në tentativë.

Vendi i krimit është rrethuar, ndërsa nga policia bëjnë të ditur se po kryhen hetimet në vendin e ngjarjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit