Sulmohet një xhami në Gjermani

Mos i humb

Persona të paidentifikuar kanë sulmuar Xhaminë Selimiye të Bashkësisë Islame Turke për Çështje Fetare (DİTİB) në qytezën Nordenham në Saksoninë e Poshtme në Gjermani.

Sipas një deklarate të policisë në Delmenhorst, në muret e xhamisë janë shkruar mbishkrime me ngjyrë të zezë dhe janë hedhur produkte të ndryshme të përgatitura nga mishi i derrit.

Policia ka nisur hetim në lidhje me rastin, thuhet në deklaratë.

Ndërkaq, Idris Aksüt, anëtar i këshillit të xhamisë, në një prononcim për gazetarët tha se mbrëmë nuk kanë vërejtur asgjë të pazakontë pas faljes së namazit të jacisë dhe se sulmi ka ndodhur rreth orës 4:00 të mëngjesit.

“Në muret e xhamisë, të cilët i kemi lyer dhe riparuar, persona të panjohur kanë shkruar mbishkrime të shëmtuara dhe janë hedhur copa salsiçesh dhe mishit të bluar të bëra nga mishi i derrit”, tha Aksüt.

Aksüt e dënoi sulmin, duke njoftuar se pamjet nga kamerat e sigurisë i janë dorëzuar policisë, ndërsa kërkoi që rasti të zbardhet sa më parë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit