Sultjash Me Fruta të Thata Dhe Mjaltë – Si Ta Përgatisni Lehtë

Mos i humb

Sultjashi është një ëmbëlsirë e cila ndër breza është përgatitur në shtëpitë e të gjithëve.

I plotë dhe kremoz, sultjashi u jepet edhe fëmijëve të vegjël në formën e një vakti.

Disa e përgatisni me kripë, të tjerë me sheqer e kanellë.

AgroWeb.org ju tregon një tjetër recetë të shijshme e cila pasurohet në vlera nga përdorimi i frutave të thata.

I përgatitur kështu sultjashi merr një pamje tjetër dhe kthehet në një ëmbëlsirë delikate për t’u shërbyer sa herë që mund të keni miq të ftuar.

Provojeni ta përgatisni sipas hapave të treguar nga AgroWeb.org në këtë recetë dhe shijojeni që sot të freskët.

PËRBËRËSIT

1 lt qumësht,

50 gr oriz,

2 lugë gjelle niseshte,

2 lugë gjelle sheqer,

2 lugë mjaltë,

rrush të thatë,

kumbulla të thata,

arra,

fiq të thatë,

kanellë,

PËRGATITJA

Në një tenxhere hidhni një gotë qumësht dhe një gotë me ujë dhe vendoseni për të zierë.

Sapo të shihni që në sipërfaqe krijohen bulëza, shtoni orizin dhe përziejeni ngadalë.

Duke e përzierë dhe duke ulur nxehtësinë, orizi nuk do të bjerë në fund të tenxheres dhe të ngjitet.

Ndërkohë që orizi zien shtoni edhe pjesën tjetër të qumështit dhe prisni derisa të kthejë valë.

AgroWeb.org tani ju këshillon që të shtoni niseshtenë dhe sheqerin.

Përziejeni herë pas here derisa masa të mpikset dhe të krijohet një krem i plotë dhe i trashë.

Në fund shtoni frutat e thata të cilat i keni prerë në copa të vogla, mjaltin dhe kanellën.

Ndajeni masën në tasa dhe zbukurojini me pak kanellë apo rrush të thatë sipas dëshirës suaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit