Supë alkaline e cila rregullon thartirën e trupit dhe pengon 17 sëmundje!

Mos i humb

Trupat tanë mund të jenë alkalikë apo të thartë.

Për të qenë të shëndetshëm, për t’u ndier mirë dhe për t’i kryer me lehtësi punët e përditshme, pH-ja jonë patjetër duhet të jetë neutrale apo më pak alkalike – midis 7,3 dhe 7,5.

Për shkak të mënyrës moderne të jetesës zakonisht pH-ja është shumë më e vogël, përkatësisht më e thartë dhe prandaj ndihemi të lodhur, të pavullnetshëm, të fryrë, përgjithësisht keq, transmeton Telegrafi.

Në zvogëlimin e thartirës në trup do t’ju ndihmojë edhe maneshtra alkaline, supë e ushqyeshme e shëndetshme dhe e shijshme, të cilën mund ta konsumoni si drekë apo darkë.

Supa nuk është e thënë të jetë e zakonshme – do të jetë më interesante nëse para se ta shërbeni t’i shtoni erëza të freskëta apo fara liri, të arrës, të kungullit apo vaj ulliri.

Për të qenë sa më krematoze dhe e lehtë për tretje, supën përgatiteni në blender. Zgjidhni perimet dhe supës qitni ujë në të cilën keni zier perimet.

Kjo supë mund të qëndrojë dy-tri ditë dhe konsumimi i rregullit i saj është një hap i madh drejt mënyrës alkaline të jetës.

ërbërësit:

– 950 ml ujë apo lëng nga perimet organike,
– 1 patate të madhësisë mesatare,
– 1 karotë,
– 1 rrënjë majdanozi,
– 1 panxhar i bardhë,
– 50 g qepë të reja,
– 160 ml ajkë të thartë,
– pak kripë.

Përgatitja:

Në një tenxhere të madhe zieni ujin dhe lëngun e perimeve.

Shtoni të gjitha perimet, të cilat më parë i keni pastruar dhe i keni grirë dhe zieni në zjarr mesatar rreth 15 minuta apo derisa perimet të zbuten.

Nëse dëshironi që menjëherë të keni supë të dendur, shkyçeni pllakën e shporetit dhe me kujdes qitni në blender apo përdorni mikserin në formë shkopi.

Shtoni ajkën dhe qitni kripë sipas shijes. Kjo sasi e supës është e mjaftueshme për disa ditë. /Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit