SVP, me referendum kundër “dhurimit” të 1.3 miliard frangave për BE-në

Mos i humb

Me rastin e vizitës që kryekomisioneri i BE-së zhvilloi ditë më parë në Bernë, Këshilli Federal i Zvicrës u zotua para tij për kontributin që do të japë Zvicra në „Fondin e Kohezionit“. Fjala është për fondin e njohur ndryshe si “Ndihma për Lindjen”, pasi u dedikohet shteteve anëtare të reja të BE-së, nga Europa Lindore. Shuma për të cilën është zotuar Zvicra është 1.3 miliardë franga.

Ky premtim zemërgjerë i bërë nga presidnetja e federatës, Doris Leuthard nuk ka kaluar pa reagime në skenën politike të vendit. Ndërkaq siç dhe mund të pritej, më e zëshme në kritikat e saj ka qenë SVP/UDC. Kjo parti, kritikën nuk e ka lënë me kaq: ajo ka lancuar tashmë një iniciativë parlamentare për një referendum fakultativ lidhur me këtë çështje. Kështu ka deklaruar kryetari i SVP-së Albert Rösti në një intervistë për gazetën e së dielës “Sonntagsblick”. Ndërsa kërkesat që iniciativa të trajtohet me urgjencë do të bëhen javëve në vijim.

Rezistencë ndaj zotimit të qeverisë ndaj BE-së ka paralajmëruar edhe Partia Liberale (FDP). Kryetarja e kësaj partie, Petra Gössi në intervistën e saj të dhënë gazetës “Zentralschweiz am Sonntag” ka kërkuar që pajtimin për dhënien e „miliardës së kohezionit” Zvicra duhet ta lidhë me përfundimin e të ashtuquajturës “Klauzolë të Gijotinës”. Kjo klauzolë kërkon që e gjithë pakoja e marrëveshjeve bilaterale të Zvicrës me BE-në bie poshtë në momentin që Zvicra heq dorë nga vetëm njëra prej marrëveshjeve./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit