Synimet e Turqisë për superfuqi, Erdogani hedh zjarr në jug të Kaukazit

Mos i humb

“Asistencë për Autostradën e Paqes”, BE: Shumë projekte në marrëveshjen e Uashingtonit po zhvillohen

Bashkimi Evropian deklaroi se shumë prej projekteve të përfshira në marrëveshjen e Uashingtonit për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë,...

Me 67 mijë paund të padeklaruara në çantën e shpinës në Rinas, procedohet 63-vjeçari nga Tunizia

Policia Kufitare godet një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi duke sekuestruar 67850 paund, ndërsa procedohet penalisht nje 63-vjeçar...

Dhimbja e qafës gjatë natës, ja si ta evitoni fare lehtë

Ditët kur zgjoheni të lodhur e me dhimbje të vazhdueshme të trupit, me siguri që i keni provuar të paktën një herë...

Aksident i rëndë në Bulqizë, një i plagosur niset me urgjencë drejt Tiranës

Bulqizë – Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 09.30, në fshatin Okshatinë, Bulqizë. Mësohet se në këtë...

Manovrat e përbashkëta ushtarake mes Turqisë dhe Azerbajxhanit janë një paralajmërim i qartë për armikun e përbetuar Armeninë. Pas Sirisë dhe Libisë, Ankaraja dëshiron tani të zgjerojë pushtetin e saj në jug të Kaukazit.

Turqia e konsideron veten si fuqi mbrojtëse të ish-republikës sovjetike të Azerbajxhanit. Popullsitë e të dy vendeve kanë ngjashmëri etnike dhe gjuhësore. Shumë shpejt pas shpalljes së pavarësisë së shtetit të vogël në Detin Kaspik në vitin 1991, u shpall doktrina “dy shtete, një komb”. Si Bakuja dhe Ankaraja i nënvizojnë marrëdhëniet e tyre bilaterale me këtë slogan.

Që nga mesi i viteve 1990, trupat e Azerbajxhanit dhe të Armenisë kanë pasur përplasje të rregullta ushtarake që shkojnë nga incidentet në kufij deri në luftëra të vërteta për rajonin e Nagorni-Karabahut, i cili ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por që Armenia e konsideron si shtet të pavarur. Pas një konflikti ushtarak mes të dy vendeve, rajoni i Nagorni-Karabahut është që nga viti 1994 nën kontrollin e Armenisë.

Tote bei Gefechten zwischen Armenien und Aserbaidschan (picture-alliance/Uncredited/Armenian Defense Ministry Press Service/PAN Photo/AP/dpa)

Përleshje e re, Ankaraja pozicionohet

Më 12 korrik pati sërish një përplasje tjetër të përgjakshme mes Armenisë dhe Azerbajxhanit në provincën veriore armene të Tavushit. Sipas informacioneve zyrtare pati 17 të vrarë, kryesisht ushtarë. Të dyja vendet fajësojnë njëra-tjetrën.

Ankaraja reagoi me retorikë të ashpër duke u pozicionuar në anën e Azerbajxhanit dhe ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, fajësoi vetëm Armeninë për incidentin. Por këtë herë qeveria turke nuk u mjaftua vetëm me fjalë. Nga 1 deri më 10 gusht dy vendet aleate do të zhvillojnë manovra të përbashkëta ushtarake në afërsi të Bakusë dhe të Nagorni Karabahut, me pjesëmarrjen edhe të helikopterëve të Forcave Ajrore Turke.

Kërcënim për stabilitetin dhe sigurinë

Direjtoresha e qendrës “Insight Centre for Data Analytics”, Anna Karapetjan e konsideron manovrën si sinjal të rrezikshëm. Pas retorikës së pashembullt agresive, Turqia po nis një manovër ushtarake, e cila nuk do të kontribuojë për më shumë siguri dhe stabilitet në rajon,” – tha politologia.

Anna Karapetyan, «Insight» Analytical Center (privat)

Anna Karapetyan

“Turqia është një faktor destruktiv në konfliktin në Nagorni-Karabah”. Mbështetja ushtarake turke duhet kuptuar si kërcënim për Armeninë dhe duhet të ndëshkohet nga bashkësia ndërkombëtare, thotë Karapetajan.

Kurse Hakki Casin nga Universiteti Yeditepe i Stambollit, e mbështet manovrën e përbashkët ushtarake, në të cilin marrin pjesë njësitë tokësore, ato ajrore si dhe forcat speciale. „Turqia po përpiqet ta përdorë fuqinë ushtarake për të siguruar paqen dhe stabilitetin në rajon,” tha eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Ankaraja dëshiron të sigurojë thesaret e gazit

Ankaraja e mbështet vendin e vogël në Detin Kaspik edhe për arsye ekonomike: së bashku me Gjeorgjinë, Azerbajxhani është një korridor i rëndësishëm energjetik për Turqinë. Gazjellësi transanatolian, ai transkaukazian dhe i Kaukazit të Jugut kalojnë nëpër këto dy vende.

Bund gibt Milliardengarantie für Pipeline aus Aserbaidschan (picture-alliance/dpa)

Përmes tyre, gazi natyror kalon nga Deti Kaspik në rrjetin e shpërndarjes së gazit në Turqi. Ankaraja po i shton përpjekjet për të zvogëluar varësinë për energji nga gazi rus dhe Azerbajxhani është bërë vitet e fundit një nga furnizuesit më të rëndësishëm të energjisë për Turqinë.

Ankaraja dhe Moska përsëri përballë

Fakti që Ankaraja po e merr gjithnjë e më tepër në mbrojtje Azerbajxhanin po ndiqet nga Kremlini me sytë e Argusit. Eksperti turk për Rusinë, Kerim Has nga Moska thotë se nuk mendon që manovra e tanishme ushtarake do të shkaktojnë tensione midis Ankarasë dhe Moskës.

Dr. Kerim Has (privat)

Kerim Has

Por megjithatë situata mund të ndryshojë shpejt, sepse “ka dëshmi në rritje që qeveria turke dëshiron të krijojë një bazë të përhershme ushtarake në Azerbajxhan.” Dhe sipas ekspertit kjo do të sillte një potencial serioz konflikti midis Ankarasë dhe Moskës.

Arsyeja e qëndrimit skeptik të qeverisë ruse ndaj aspiratave hegjemoniste të Ankarasë është se edhe Moska bën biznese në rajon. Kompanitë energjetike ruse si Gazprom kanë monopolin e furnizimit me gaz për Armeninë dhe Nagorni- Karabahun. Dhe jo vetëm kaq: Rusia e sheh veten si forcë mbrojtëse të Armenisë, armikut për kokë të Azerbajxhanit. Forcat e armatosura ruse kanë në Armeni që nga viti 1995 një bazë ushtarake dhe ajo gjendet vetëm 15 kilometra larg kufirit turk./DW

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Samsung Galaxy A72 vjen me 5 kamera

Telefoni inteligjent i mesëm do të marrë një tele-kamerë shtesë me zmadhim optik 3x. Samsung supozohet të instalojë një...

Bruksel, punonjësit e transportit publik në grevë

Në Bruksel ka filluar greva njëditore e punonjësve të transportit publik (AA). Greva ka ndikuar negativisht ndaj qytetarëve që...

Tensioni i ashpër Greqi-Turqi, Pompeo takime me zyrtarët e lartë në Selanik: Çështjet e kufijve detarë duhen zgjidhur …

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, zhvilloi të hënën bisedime me homologun e tij grek Nikos Dendias në një kohë tensionesh mes...

Maqedonia e Veriut drejt hapjes së kufijve pa kushte, pritet vendimi nga qeveria

Maqedonia e Veriut pritet të hapë kufijtë e saj pa tampon të detyrueshëm. Me rënien e rasteve të COVID-19 ditët e fundit,...

Studimi: Si ndikojnë kafshët në shëndetin e njeriut

Kafshët mund të kontribuojnë në përmirësimin e shëndetit. Një studim i ri i kryer nga Universiteti i Leeds në bashkëpunim me Western...