Szijjarto kritikon politikën që ndjek Këshilli për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor

Mos i humb

Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto tha se mosdëshirimi i Këshillit të Bashkimit Europian për tu zgjeruar me Ballkanin Perëndimor deri në vitin 2025 është i papranueshëm.

Sipas lajmit të agjencisë hungareze të lajmeve, MTI në deklaratën e tij Ministri hungarez kritikoi politikën që ndjek Këshilli për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor.

Ai tha se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është me përfitim për Europën, si nga aspekti ekonomik, ashtu edhe nga ai i sigurisë.

Ministri Hungarez tha se në Ballkanin Perëndimor ka një tension serioz dhe gjendja mund të stabilizohet me integrimin e këtyre vendeve në Bashkimin Europian.

“Nuk është e nevojshme të priten 6 vjet. Për mendimin tonë Serbia dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen më shpejt. Kjo është edhe në interes të Hungarisë, edhe në interes të Bashkimit Europian nga aspekti ekonomik, por para së gjithash nga aspekti i sigurisë” tha Szijjarto.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit