Tabela e gjumit, ja sa orë duhet të flejë çdo grupmoshë

Mos i humb

 

 

Të flesh gjumë mjaftueshëm është thelbësore për një shëndet të mirë. Por sa duhet të zgjasë saktësisht gjumi?

Një tabelë e përpiluar me saktësi nga ‘National Sleep Foundation’, në SHBA, që merret me çështje të cilat kanë të bëjnë në lidhjen që ekziston mes gjumit dhe stilit të jetës, jep të dhëna lidhur me sasinë  e orëve që duhet të pushojë çdo grupmoshë për të pasur një jetë të shëndetshme.

Të porsalindurit-3 muajsh

Rekomandohet të flenë nga 14-17 orë. Jo më pak se 11 orë dhe jo më shumë se 19 orë.

4-11 muajsh

Rekomandohet të flenë nga 12-15 orë. Jo më pak se 10 orë dhe jo më shumë se 18 orë.

1-2 vjeç

Rekomandohet të flenë nga 11-14 orë. Jo më pak se 9 orë dhe jo më shumë se 16 orë

3-5 vjeç

Rekomandohet të flenë nga 10-13 orë. Jo më pak se 8 orë dhe jo më shumë se 14 orë.

6-13 vjeç

Rekomandohet të flenë nga 9-11 orë. Jo më pak se 7 orë dhe jo më shumë se 12 orë.

14-17 vjeç

Rekomandohet të flenë 8-10 orë. Jo më pak se 7 orë dhe jo më shumë se 11 orë.

18-25 vjeç

Rekomandohet të flenë nga 7-9 orë. Jo më pak se 6 orë dhe jo më shumë se 11 orë.

26-64 vjeç

Rekomandohet të flenë nga 7-9 orë. Jo më pak se 6 orë dhe jo më shumë se 10 orë.

65 vjeç e sipër

Rekomandohet të flenë 7-8 orë. Jo më pak se 5 orë dhe jo më shumë se 9 orë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit