Tafili: Shpresoj e besoj fort që ky fenomen të tejkalohet pa shembur gjithë këtë që është ndërtuar

Mos i humb

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Degën e Kaçanikut, Avni Tafilli, përmes një postimi të tij në Facebook, ka reaguar ndaj deklarimeve të Dardan Molliçajt në Rubikon, derisa këtë të fundit e quan fenomen, i cili siç shkruan Tafili Molliçaj mund të jetë i aftë i zoti e punëtorë, porse lloji i tij nuk mund një lidership të fuqishëm.

Për më tepër Tafili, sikur aludon në largimin e Molliqajt nga Vetëvendosje, derisa shkruan ai se shpreson e beson se ky fenomen të largohet pa u shembur e gjithë ajo që është ndërtuar në Vetëvendosje.

Postimi i plotë i Avni Tafilit në Facebook:

Fenomeni “Dardan Molliqaj”, nuk është i panjohur nder shqiptare. Ai mund te jete i vyeshem, i zoti, guximtar, punëtor, por te tillet nuk pranojnë Lidership te fuqishëm. Por te tillët ne momentet me kritike, me te rëndësishme, devijojnë.

Sot, me tepër se kurrë, kur Kosova dhe qytetaret e saj kane nevoje për Lëvizjen VETEVENDOSJE!, e Lëvizja për Lidership te fuqishëm, për të udhëhequr ndryshimet e mëdha, shfaqet ky fenomen.

Por, shpresoj e besoj fort qe ky fenomen do te tejkalohet pa shembur gjithë këtë qe është ndërtuar. Dhe nuk duhet lejuar qe ky fenomen ne ketë pjese te historisë sonë, ta beje te vuaje qytetarin e Republikës!/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit