Tahiri dhe Tërrnava nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit

Mos i humb

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri së bashku me kreun e  Bashkësis Islame Naim Tërrnava kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi për fuqizimin e qendrave korrektuese në Kosovë duke ofruar mbështetje në aspektin e edukimit.

Nënshkrimi i këtij Memorandumi është vlerësuar me rëndësi të veçantë për faktin se do të rehabilitoj të burgosurit në përgjithësi me theks për pjesëmarrësit në luftërat e shteteve islamike .

Me këtë rast Ministri Abelard Tahiri tha se bashkëpunimi me Bashkësinë Islame ka qenë i nevojshëm derisa ne si Kosovë jemi ballafaquar me rastet ku qytetarët tanë kanë qenë pjesë e luftrave të ashtuquajtur shteti islamik  dhe që në bazë të këtij bashkëpunimi do të arrihet vetëdijësimi i të burgosurve nga imamët që do të ligjerojnë në këto qendra.

“Kosova është ballafaquar me një fenomen të tillë në Siri përkatësisht në shtetet islamike ku tash më disa e vujan denimin e tyre dhe kur ata te lirohen do të shkëupten nga ajo botë me ligjërimet nga imamët që janë të përzgjedhur nga Bashkësia Islame në mënyrë që të ndryshojnë qasje për një fenomen të tillë”, tha Tahiri

Po ashtu edhe kreu i Bashkësisë Islame Naim Tërrnava, ishte i mendimit të njejtë që shteti i Kosovës ka pasur nevojë të madhe për këtë memorandum, duke shtuar se Bashkësia Islame do të jap kontributin e nevojshëm që të luftojë çdo lloj ekstremizmi dhe radikalizmi dhe që kjo bashkësi do të punoj ndaj çdo pengese që ka BIK-u.

“Them se më vjen mirë që erdhem deri tek ky nënshkrim i cili vie nga nje punë e palodhëshme nga ana e Ministrisë së Drejtesisë dhe që së bashku kemi arritur të konkretizojm rezultate për njerzit që po e vuajnë dënimin e tyre. Bashkesia Ismale ka qenë e përkushtuar  në mëkanizmat ndërkombëtar dhe ne do të punojmë në çdo pengesë që ka Bashkësia Islame dhe do të merremi me to”, u shpreh Tërrnava

Sipas Tërrnavës nurmi i imamëve që do të shkojë në këto qendra korrektuese është 20 imam dhe të gjithë janë të zgjedhur nga Bashkësia Islame pasi që janë të akredituar dhe profesional në këtë fushë.

Tërrnava më tutje thaksoi se një pengesë e madhe në këtë fushë ka qenë edhe mungesa e literaturës e gjithashtu edhe mungesa e shfaqjes së autorit në këto literatura por që tani me nënshkrimin e këtij memorandumi do të zgjidhet një problem i tillë.

“Një prej shqetësimeve më të mëdha është edhe mungesa e literaturës, pa emra të autorëve që ka ngritë shqetësime tek ne, por tani çdo literature do t’i dihet emri i autorit dhe në këtë formë çdo literaturë do të jetë bindëse dhe profesionale”, tha Tërrnava./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit