Tahiri: Hetim të pasurisë do ketë ende pa u ngritur aktakuza

Mos i humb

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, duke prezantuar para deputetëve projektligjin për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë, ka thënë se hetimi i pasurisë nis ende pa u ngritur aktakuza, ndërsa lista e veprave penale është zgjeruar​.

Tahiri tha se ky projektligj avancon politikën shtetërore për konfiskimin e pasurisë në mënyrë të paligjshme.

Kurse, shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se çështja e hetimit nuk është prekur asgjë.

“Ky ligj nuk sjellë ndryshim kualitativ sa i përket qasjes në luftimin e aseteve të krimit të organizuar .Këtu nuk ka pas lëvizje të ndjeshme sa i përket barrës së provës. Kjo është hajgare, kjo është rishkrim i ligjit të mëparshëm sa i përket kategorisë së barrës së provës. Prapë derisa të vimë deri te vendimi i prerë i gjykatës për me ta argumentuar veprën penale, barra e provës krejt është mbi prokurorin, edhe në këtë ligj procedurat e hetimit nuk është prek asgjë“, tha Konjufca.

Atij iu ka kundërpërgjigjur ministri Tahiri.

“Me projektligjin e ri, hetimi i pasurisë nis ende pa u ngritur aktakuza, vazhdon pas ngritjes së aktakuzës dhe në momentin gjatë kësaj periudhe, ka mundësi që pasuria e atij personi të ngrihet, gjë që nuk ka qenë më herët,  për të mos u asgjësuar dhe kaluar në duar të tjerëve, të ngrihet. E kemi palët e treta që nuk e kemi pas më herët, domethënë që tash janë të detyruar që në momentin që nuk janë blerës bonafite, tashmë janë të obliguar të bashkëpunojnë me drejtësinë, përndryshe edhe ajo pasuri që është në palët e treta, qofshin , familjarë apo biznese, ajo pasuri do të konfiskohet”, tha ai.

Sipas tij, i akuzuari edhe nëse akuzohet për një vepër penale me shumë të vogël, ai do të jetë i detyruar të dëshmojnë prejardhjen e pasurisë në dhjetë vitet e fundit.

Projektligji është përkrahur nga komisionit për legjislacion dhe grupi parlamentar të PDK-së, AAK-së dhe Nisma Socialdemokrate./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit