Tahiri zotohet se ministria e tij do ti përmbushë obligimet e MSA-së

Mos i humb

Në këtë vit Ministria e Drejtësisë do të kalojë 60% të implementimit të planit të MSA-së, kështu ka premtuar ministri i drejtësisë, Albelard Tahiri në Komisionin për Integrime Evropiane për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe Agjendës për Reforma Evropiane (ERA).

“Ministria e Drejtësisë pas Ministrisë së Brendshme ka numër më të madh të angazhimit të planit të MSA-së. Një pjesë e këtyre masave nuk lidhen direkt nga ministria, por ne kemi hyrë në rrugë të drejtë që ministria e drejtësisë në këtë vit do të kalojë 60% të implementimit të planit të MSA-së”, tha ministri Tahiri.

Me tej, Tahiri theksoi se ministria është duke u marrë më përfundimin e obligimeve që ka në lidhje me planin e MSA-së.

“Ministria ka pasur tri obligime lidhur me planin e MSA-së,  ligjin për prokurorinë e shtetit, rritjen e kapaciteteve në këtë prokurori, konceptdokumenti për zyrtarët publikë për shkak të aktakuzës. Koncept dokumenti është përfshirë dërguar në miratimin e Kuvendit, edhe pse ka pasur skepticizëm, dhe qëndrime të ndryshme të deputetëve”, tha ai.

Ndër të tjera, ministri Tahiri tha se aktakuzat e zyrtarëve publik pritet të kalojnë në seancën pëenare të Kuvendit të Kosovës.

“Sa i përket zyrtarëve me aktakuza Ne kemi arritur një konsensus për shkak të ngritjes penale dhe pritet që të kaloj në seancën e ardhshme plenare kurdo që thirret nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli”, ka thënë ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit