Tajlandë, fillon operacioni tjetër për shpëtimin e fëmijëve nga shpella

Mos i humb

 

 

Autoritetet e Tajlandës bënë të ditur se do të vazhdojë operacioni i shpëtimit për të nxjerrë pjesëtarët e tjerë të ekipit të futbollit që janë bllokuar në shpellën e përmbytur, pasi me sukses të dielën janë shpëtuar katër djem.

Në njoftimin thuhet se katër djemtë e shpëtuar janë të paushqyer, por në gjendje të mirë shëndetësore. Operacioni tjetër i shpëtimit filloi të hënën, në orën 11:00 sipas kohës lokal dhe do të zgjasë disa orë. Zyrtarët në konferencën për gazetarë theksuan se prindërit e fëmijëve të shpëtuar, emrat e të cilëve nuk zbulohen, ende nuk kanë marrë leje për të pasur kontakt fizik me to, derisa nuk analizohet hollësisht gjendja e tyre fizike.

Në konferencë po ashtu u tha se niveli i ujit nuk ka ndryshuar në shpellën ku gjenden fëmijët dhe trajneri.

Tetë djem ende janë në shpellë së bashku me trajnerin. Pritet që grupi tjetër të dalë nga shpella për disa orë.

Ekipi i futbollit, 12 djem të moshës 11 dhe 16 vjeç dhe trajneri i tyre 25 vjeçar gjatë vizitës së shpellës Tham Luang Nang Non më 23 qershor, mbetën të bllokuar pasi u përmbyt hyrja e shpellës.

Grupi u gjet pas nëntë ditëve, por nuk është nxjerrë për shkak të sasisë së madhe të ujit në shpellë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit