Takim i nivelit të lartë mes dy Koreve

Mos i humb

Koreja e Jugut dhe e Veriut kanë rifilluar takimet e nivelit të lartë pas një ndërprerjeje prej dy vitesh.

Palët u përfaqësuan nga pesë delegatë në një mbledhje të zhvilluar në fshatin e demilitarizuar Panmunjom në zonën kufitare mes dy shteteve.

Ministri i Unifikimit i Koresë së Jugut, Cho Myoung-gyon, në një deklaratë para takimit tha se në mbledhje do të përpiqen që “Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang të shndërrohen në një festival paqeje dhe të jenë hapi i parë drejt përmirësimit të lidhjeve mes dy Koreve”.

Cho, i cili dha sinjale optimizmi në lidhje me takimin, theksoi se nuk do të nxitojnë në lidhjen e negociatave për një rezultat të caktuar dhe se mund t’i vazhdojnë takimet edhe më tej.

Nga ana tjetër, kreu i Komitetit të Unifikimit Paqësor i Koresë së Veriut, Ri Son-gwon, tha se gjendet në mbledhje pasi që shpreson se dy Koretë do të kenë qëndrim të sinqertë dhe të besueshëm.

Takimi mes dy shteteve vjen në një kohë teksa në gadishullin korean mbizotëron atmosferë e tensionuar për shkak të programit bërthamor dhe balistik të Phenianit.

Në takimin që zhvillohet mes Seulit dhe Phenianit pritet që krahas pjesëmarrjes së Koresë së Veriut në Olimpiadën Dimërore PyeongChang 2018 që do të mbahet në Korenë e Jugut, të diskutohet edhe për përmirësimin e marrëdhënieve të tensionuara mes dy vendeve dhe për denuklearizimin e gadishullit korean.

Takimi që filloi sot është i pari i nivelit të lartë që nga dhjetori i vitit 2015 mes Koresë së Jugut dhe Veriut./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit