Takimi me Hajnaj e Krajën, ambasadorja Kim përsërit mbështetjen për SPAK: Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e shpejtë ose e lehtë, por po ecën përpara

Mos i humb

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim është takuar sot me drejtoreshën e BKH Aida Hajnaj si dhe Shefin e Prokurorisë së Posaçme Arben Kraja gjatë vizitës në zyrat e reja të SPAK.

Pas këtij takimi, ambasadorja amerikane ka siguruar dhe njëherë për mbështetjen ndaj SPAK. Ajo thekson se reforma në drejtësi nuk do jetë e shpejtë ose e lehtë por po ecën para hap pas hapi.

“U takova sot me Drejtoreshën e BKH, Hajnaj dhe Shefin e Gjykatës së Posaçme, Kraja për të përsëritur mbështetjen e fortë për SPAK-un. Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e shpejtë ose e lehtë, por po ecën përpara hap pas hapi dhe duhet të vazhdojë në mënyrë që njerëzit e Shqipërisë të kenë drejtësi. Sundimi i ligjit është gjithashtu thelbësor për investimet e huaja”, shkruan ambasadorja Kim.

foto galeri
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit