Takimi Meta-Çavusoglu, në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve

Mos i humb

Presidenti I Shqipërisë, Ilir Meta dhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, realizuan një takim në selinë e Presidencës së Shqipërisë, ndërsa në fokus të diskutimeve ishte bashkëpunimi mes dy vendeve dhe zhvillimet në rajon.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet midis dy vendeve, duke i konsideruar të shkëlqyera dhe shprehu mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen që Turqia i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve, veçanërisht në tre dekadat e fundit, theksohet në njoftimin nga Presidenca e Shqipërisë.

“Duke u ndalur tek mundësitë e mëdha të bashkëpunimit ekonomik, presidenti Meta shprehu vlerësimin për vëmendjen që Presidenti Erdogan dhe Qeveria e Turqisë i kushtojnë këtij bashkëpunimi me Shqipërinë dhe nënvizoi se Turqia mbetet një nga partnerët kryesorë ekonomik e tregtar për Shqipërinë. Presidenti Meta vlerësoi gjithashtu kontributin e dhënë nga Turqia përmes Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), e cila tashmë është e pranishme në të gjithë Shqipërinë”, thuhet në njoftim.

Theksohet se Çavusoglu dhe Meta i kushtuan një vëmendje të veçantë zhvillimeve më të fundit në rajonin e Ballkanit dhe nevojës për të vijuar kontributin e përbashkët në ruajtjen dhe forcimin e paqes dhe të stabilitetit në këtë rajon.

Presidenti Meta gjatë takimit vlerësoi mbështetjen që Turqia ka dhënë për njohjen e pavarësisë dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat rajonale dhe ato ndërkombëtare, si dhe rolin që ai e konsideroi të jashtëzakonshëm që luan Turqia në përballimin e krizës humanitare të refugjatëve sirianë dhe vendeve të tjera të Lindjes së Mesme në konflikt./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit