Takimi ministror i NATO-s mbi përgatitjet për Samitin e Aleancës

Mos i humb

Sot dhe nesër ministrat e Mbrojtjes të shteteve anëtare të NATO-s do të diskutojnë në një takim në Bruksel mbi përgatitjet për Samitin e Aleancës i cili do të mbahet në korrik.

Në një deklaratë para fillimit të takimit, Sekretari i Përgjitshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se fillimisht do të mblidhet Grupi Planifikues Bërthamor, si pjesë e konsultave të rregullta për të mbajtur të sigurta dhe efektive forcat bërthamore të NATO-s, ndërkohë që pjesë e diskutimeve do të jetë edhe një vendim i mundshëm për të modernizuar strukturën komanduese të NATO-s.

“Pres të dakordohemi për themelimin e dy Komandave të reja. Një për Atlantikun dhe një tjetër, komandë përkrahëse për mobilitet ushtarak brenda Evropës. Pres formimin edhe të një Qendre Operuese Kibernetike”, tha Stoltenberg.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, tha se më vonë gjatë ditës, pika të rendit të ditës do të jenë edhe shpenzimet në mbrojtje si dhe ndarja e barës në mënyrë proporcioanle nga aleatët.

“Në mënyrë që të mbajmë popujt tanë të sigurtë, do të na nevojiten më shumë shpenzime në mbrojtje, investime më të mëdha në kapacitetet kyçe dhe më shumë forca për misionet dhe operacionet e NATO-s. Me fjalë tjera, më shumë para të gatshme dhe kontrbute”, tha ai.

– “Asnjë aleat i NATO viktimë sa Turqia nga sulmet terroriste”

Sekretari Stoltenberg gjithashtu ka komentuar edhe mbi Operacionin ” Dega e Ullirit”. Për sa i përket shqetësimeve të Turqisë lidhur me sigurinë e saj, Stoltenberg tha se ato janë legjitime.

“Turqia ka disa shqetësime legjitime rreth sigurisë. Asnjë aleat i NATO-s nuk ka qenë viktimë e sulmeve terroriste më shumë se Turqia. Por, ne presim nga Turqia që të kundërpërgjigjet në mënyrë proporcionale dhe të matur”, tha Stoltenberg, duke iu referuar operacionit “Dega e Ullirit”.

Stoltenberg tha se Turqia ka informuar aleatët e NATO-s në lidhje me operacionin në fjalë, duke shtuar që edhe më tej pret që ky vend të vazhdojë të informojë aleatët në lidhje me operacionin në veri të Sirisë.

Stoltenberg njoftoi se në mbrëmje do të takohen me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini dhe me kolegët nga Suedia dhe Finlanda me të cilët në fokus do të jenë përpjekjet e BE-së për mbrojtje si dhe bashkëpunimi BE-NATO.

Ndonëse NATO ka çliruar gati tërë territorin e mbajtur nga DEASH-i në Irak dhe Siri, kjo organizatë akoma mbetet një kërcënim për çka trajnimi i forcave irakiane mbetet kyçe”, tha Stoltenberg./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit