Takimi Putin-Vuçiç, në fokus zhvillimet në Ballkan

Mos i humb

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka pritur në takim homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiç.

Putin në deklaratën e tij para takimit në Pallatin e Kremlinit tha se me Vuçiçin do të bisedojnë mbi situatën në Ballkan.

Ai theksoi se vëllimi i tregtisë dhe investimeve mes dy vendeve është rritur. “Duhet gjithashtu të bisedojmë edhe rreth situatës në rajon”, tha Putin.

Ndërsa Vuçiç vuri në dukje se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Rusisë janë konstruktive dhe të hapura. Ai theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të mira edhe në nivelin ndërkombëtar.

Ai falënderoi Putinin për mbrojtjen e së drejtës ndërkombëtare si dhe qëndrimit të tyre në lidhje me çështjen e interesave kombëtare dhe shtetërore të Serbisë të cilat kanë rëndësi jetike.

“Situata në Ballkanin Perëndimor është mjaftë e ndërlikuar. Pavarësisht mbështetjes sonë për paqen dhe stabilitetin, dëshirës për të arritur një kompromis, Serbia si shtet çdo ditë është duke u përballuar me shumë provokime”, tha Vuçiç.

Presidenti i Serbisë theksoi se janë shumë larg zgjidhjes së çështjes së Kosovës ndërsa tregoi se do të vazhdojnë të mbrojnë neutralitetin ushtarak./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit