Taksa anti-serbe rriti eksportet; Shqipëria dërgoi më shumë naftë dhe çelik në Kosovë

Mos i humb

Taksimi me 100 për qind i produkteve serbe nga qeveria e Kosovës duket se ka sjellë përfitime vetëm për dy kategori biznesesh në Shqipëri. Ato janë kompanitë e naftës dhe prodhuesit e çelikut, ndërsa bizneset e fushave të tjera rezultojnë të mos kenë përfituar nga kjo lëvizje.

Të dhënat zyrtare nga Instituti i statistikave tregojnë se pas vendosjes së taksës mbi mallrat serbe eksportet shqiptare drejt Kosovës rritur me 40 për qind. Kjo do të thotë se për periudhën nëntor dhjetor 2018 Shqipëria ka eksportuar në Kosovë 1.3 miliardë lekë ose mbi 10 milionë euro më shumë mallra se sa e njëjta periudhë e vitit 2017.

Por pjesa dërmuese e kësaj rritje ka ardhur nga eksporti i karburanteve. Sipas INSTAT, në dy muajt e fundit të vitit 2018 eksporti i lëndëve djegëse nga Shqipëria në Kosovë u rrit me 5.5 herë krahasuar me të njëjtën periudhë të 2017-ës dhe nga 1.4 milionë euro që ishte arriti në 7.6 milionë euro.
Burime nga dogana thanë për top channel se një pjesë e kësaj rritje ka ardhur nga rieksporti, ku kompanitë shqiptare të karburanteve importojnë nga vendet e tjera dhe shesin në Kosovë, ndërsa pjesa tjetër ka ardhur direkt nga nafta e prodhuar në rafineritë e vendit.

Pas naftës produkti I dytë me rritjen më të madhe rezulton çeliku, eksportet e të cilit drejt Kosovës janë rritur me mbi 15.5 për qind.
Këta duket se janë dy përfituesit më të mëdhenj në Shqipëri nga bllokada që Kosova I bëri produkteve serbe, ndërsa bizneset e tjera nuk rezultojnë të kenë përfituar, pasi eksportet kanë qenë pak a shumë në të njëjtat nivele me vitet e mëparshme./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit