Taksa kundër produkteve serbe, veteranët e luftës e kanë një kërkesë për Qeverinë!

Mos i humb

Vendosja e taksës prej 100% kundrejt mallrave serbe nga Qeveria e Kosovës është mirëpritur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ata kanë theksuar se ky veprim është i vonuar, pasi që duhej të merrej shumë më herët, kurse i bëjnë thirrje Qeverisë që të mos heq dorë nga ky vendim përkundër presioneve.

Sipas tyre, veteranët e Kosovës do të jenë përkrah Qeverisë deri në fund, dhe kërkojnë nga i gjithë spektri politik që të mos e ngatërrojnë luftën për pushtet me interesin e përgjithshëm kombëtar, dhe të jenë unik përballë politikës agresive të Serbisë, e cila po rrezikon lirinë dhe pavarësinë e Kosovës me veprime destruktive dhe politikën e saj agresive./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit