Taksa ndaj Serbisë e sjell komisionerin Hahn në Kosovë

Mos i humb

Kjo vizitë e komisionerit Hahn vjen si pasoj e vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për t’i vendosur 100% tarifë mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina.

Johannes Hahn, Komisioneri i BE-së për Politikat Europiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, të hënën më 3 dhjetor do të vizitoj Prishtinën me ç’rast do të takohet me Presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli si dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Kjo vizitë e komisionerit Hahn vjen si pasoj e vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për t’i vendosur 100% tarifë mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina.

Kjo që u bë e ditur nga zyrtar të Bashkimit Evropian.

“Komisioneri Johannes Hahn do të jetë në Kosovë më 3 dhjetor. Fokusi kryesor i vizitës së tij do të jetë vendimi i fundit i qeverisë së Kosovës për të vendosur tarifa për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Ai do të përsërisë qëndrimin e BE-së duke bërë thirrje për revokimin e këtij vendimi dhe nënvizon nevojën për t’u përqendruar në përmirësimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal, parimeve që Kosova dhe të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor kanë zotuar”, thuhen në përgjigjen e zyrës së BE-së dhënë Zerit. Komisioneri do të takohet me Presidentin Thaçi, Kryetarin e Kuvendit Veseli, anëtarët e qeverisë përfshirë Kryeministrin Haradinaj, si dhe anëtarët e opozitës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit