Talebanët sulmuan dhe morën një kamp ushtarak në Afganistan

Mos i humb

 

Militantët talebanë kanë sulmuar dhe marrë një kamp ushtarak në krahinën veriore afgane Faryab.

Zëdhënësi i Korpusit të 209-të të ushtrisë afgane, Hanif Rezai, konfirmoi se militantët me armatim të rëndë sulmuan kampin ushtarak, si dhe e morën kontrollin mbi të.

Rezai tha se në kamp gjendeshin 70 ushtarë, dhe se gjatë sulmit më shumë se 20 prej tyre kanë humbur jetën ose janë plagosur, ndërsa të tjerët janë kapur.

Talebanët theksojnë se në kamp ka pasur më shumë ushtarë afganë. Sipas pohimeve të grupeve militante, gjatë sulmit kanë humbur jetën së paku 43 ushtarë, ndërsa 17 të tjerë janë plagosur, ndërsa 57 janë kapur.

Talebanët edhe gjatë ditës së djeshme kryen sulm në vendkalimin kufitar me Taxhakistanin, duke vrarë së paku 12 policë kufitarë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit