Tani mund të fshini postimet e vjetra në Facebook pa fshirë llogarinë tuaj!

Mos i humb

Facebook ka lëshuar një veçori të re për t’ju lejuar të shihni gjithçka që keni postuar në platformën më të madhe të rrjeteve sociale, të kërkoni përmbajtjen me filtra si “data” ose “njerëz” dhe t’i fshini pjesët më të mëdha të postimeve në Facebook.

Ky tipar e bën më të lehtë për të fshirë shpejt përmbajtjen e padëshiruar të lidhur me profilin tuaj.

Lexoni më poshtë për mënyrën se si funksionojnë hapat të cilët do t’ua mundësojnë fshirjen e postimeve nga profili juaj.

Si t’i fshini postimet tuaja në Facebook?

Tani për tani, opsioni për të filtruar dhe fshirë pjesën më e madhe të postimeve në Facebook është në dispozicion vetëm në iOS dhe Android (mbështetja në ueb thuhet se do të jetë së shpejti në dispozicion)

Hapni Facebook në telefonin tuaj Android apo në iPhone
Shkoni tek faqja e profilit tuaj duke shtypur foton tuaj në faqen kryesore të Facebook
Tani klikoni mbi butonin Shko te Aktiviteti (nëse nuk e shihni se shfaqet në krye, klikoni mbi ikonën me 3 pika> Aktiviteti)
Shtypni Menaxhoni Aktivitetin në krye dhe zgjidhni Postimet Tuaja
Tani mund të zgjidhni postime të shumta për të fshirë pjesërisht ose arkivuar
Shtypni Filtrat në krye për të renditur postimet tuaja sipas kategorisë, datës ose njerëzve
Zgjidhni postimet që dëshironi t’i fshini ose arkivoni
Gjasat janë të mira që në profilin tuaj të keni postime që keni bërë në Facebook ndër vite e të cilat nuk preferoni t’i keni publike apo të kërkueshme nga të tjerët.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit