Tanzani, 86 të vdekur si pasojë e mbytjes së anijes

Mos i humb

Si pasojë e mbytjes së një anijeje të udhëtarëve në liqenin Viktoria në Tanzani njoftohet se kanë humbur jetën 86 persona.

Sipas lajmeve në median lokale mësohet se në anijen e mbytur mbrëmë në liqenin Viktoria udhëtonin qindra persona në territorin mes ishujve Ukara dhe Bugolara, ku deri më tani theksohet se janë gjetur trupat e 86 personave.

Ndërkohë theksohet se anija është mbytur në një largësi vetëm 50 metra nga porti.

Komisari i rajonit Mwanza, John Mongella, është shprehur se nuk mund të parashikojë se sa persona ndodheshin në bordin e anijes së mbytur, e cila në kushtet normale duhej të transportonte rreth 100 udhëtarë. Po ashtu ai ka shtuar se janë shpëtuar 42 persona dhe punimet e kërkim shpëtimit vazhdojnë ende.

Mjetet detare që udhëtojnë me qindra udhëtarë në bord mbi kapacitet dhe pa mirëmbajtje, edhe më parë kanë shkaktuar fatkeqësi të mëdha në vend.

Në vitin 1996 si pasojë e një aksidenti mbi liqenin Viktoria, ku një anije udhëtonte me mbi 800 persona në bord, u mbyt në afërsi të Zanzibairt dhe humbën jetën rreth 200 persona./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit