Taxhikistani fqinji i Kinës, një ndër vendet e pakta pa raste me COVID-19

Mos i humb

Fqinji kufitar i Kinës, Taxhikistani, tërheq vëmendjen si një nga vendet e pakta në botë që nuk ka raportuar raste me koronavirus të ri (COVID-19).

Koronavirusi i cili për herë të parë u shfaq në Kinë në fund të vitit të kaluar, deri më tani mori nën ndikim afër 200 shtete. Mos shfaqja e virusit në Taxhikistanin fqinj, edhe pse shkaktoi që vëmendja t’u jepet masave të marrë, gjithashtu shkaktoi edhe pikëpyetje në mendje.

Disa ekspertë theksojnë se këtu bëhet fjalë për suksesin e qeverisë së Dushanbe. Ndërsa një grup tjetër e lidhin me atë se edhe pse është fqinjë i Kinës, ky vend qëndron jashtë rrugëve kryesore të transportit, është e mbyllur për kalime transite dhe nuk bën pjesë në mesin e vendeve që preferojnë turistët e huaj.

Nga ana tjetër, disa ekspertë rikujtojnë se pas shfaqjes së pandemisë, mijëra taxhik që punonin jashtë vendit u kthyen në vendin e tyre, duke pohuar se nuk është e besueshme mos pasja e asnjë rasti.

Populli taxhik nga ana tjetër, beson se epidemia e gripit që në muajin shkurt ndikoi mijëra persona dhe që shkaktoi grip, në fakt buron nga COVID-19 dhe se kanë fituar imunitet.

– Masat që i ka marrë Taxhikistani

Ndërkohë, autoritetet taxhike nga njëra anë theksojnë se në vend ende nuk është hasur koronavirusi, nga ana tjetër marrin masa kundër virusit.

Taxhikistani, menjëherë pasi koronavirusi u shfaq në Wuhan, më 30 janar mbylli kufijtë me Kinën, ndërsa më pas edhe me Afganistanin dhe Uzbekistanin i mbylli të gjitha kufijtë. Ata së fundmi mbyllën kufijtë edhe me Kirgistanin, ku u shfaq virusi.

Autoritetet taxhike duke filluar nga 20 marsi i ndaluan përkohësisht të gjitha fluturimet, qytetarëve të saj që i evakuoi nga jashtë u zbatoi karantinë e detyrueshme.

– OBSH njoftoi se nuk është identifikuar asnjë rast

Në kuadër të evakuimit mes datave 1 shkurt-31 mars, 6.222 taxhikë të kthyer nga jashtë vendi, u morën në karantinë 14 ditore. Tani në qendrat e karantinës gjenden 4.077 njerëz.

Përfaqësuesja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Galina Perfileva, tha se testet e të karantinuarve janë dërguar në Moskë dhe Londër dhe se të gjithë rezultatet kanë dalë negative.

Perfileva nga taxhikët kërkoi që të mos përshëndeten me dorë, mos të përqafohen dhe të puthen, duke kërkuar prej tyre të mbajnë distancën sociale.

– Merren masa, nuk anulohen aktivitetet publike

Presidenti i vendit, Imamali Rahman, mori një sërë vendimesh që përfshijnë masa për parandalimin e ardhjes dhe përhapjes së COVID-19 në Taxhikistan. Në këtë drejtim udhëzoi ndërtimin e një spitali me 300 shtretër.

Ndërkaq, aktivitetet publike në vend, pavarësisht masave nuk u anuluan. Festa e Nevruzit, më 21 mars, në shumicën e vendeve fqinje u anuluan, ndërsa në Taxhikistan u festua me praninë e mijëra personave.

Shkollat në vend u dezinfektuan por nuk shtynë procesin mësimor. Gjithashtu edhe ndeshjet e futbollit nuk u prolonguan. Sezoni i ri pritet të fillojë së shpejti, ndërsa ekipet vazhdojnë përgatitjet e tyre.

Disa ambasada në vend kanë ndaluar aktivitetet e tyre, punonjësit e OBSE-së punojnë nga shtëpia.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit