Të arrestuarit e opozitës, Bardhi: Trajtim si të burgosur politik

Mos i humb

Të gjithë simpatizantët e opozitës që janë arrestuar për politikë, për pjesëmarrje në protestë apo për zbatimin e Dekretit të Presidentit Meta, për Partinë Demokratike do të trajtohen me statusin e të burgosurit politik.

Duke marrë shkasë nga procedimi i dy kryebashkiakëve Frrokaj dhe Kapllanaj, të cilin e quajti provokim të rëndë nga ana e Ramës, Bardhi tha se kriza nuk zgjidhet pa u liruar të gjithë të akuzuarit nga burgu.

“Kushdo që po përdoret si vegël represioni ndaj opozitës, me apo pa uniform, do të përgjigjet ligjërisht dhe personalisht, për sulmin që po i bën opozitës dhe qytetarëve, për llogari të pushtetit kriminal të Edi Ramës. Nuk do të ketë asnjë zgjidhje të krizës pa u liruar të gjithë ato që mbahen sot padrejtësisht në burg. Ata do të trajtohen si të burgosur politik dhe do të përfitojnë të gjitha të drejtat që burojnë nga ky status”.

Po sipas tij, “Vendin e tyre në burg do ta zënë banditët, me apo pa uniformë, që shkelin ligjin për llogari të Edi Ramës. Vendin e tyre në burg do ta zërë Edi Rama, Vangjush Dako, Damian Gjiknuri dhe e gjithë banda e hajdutëve të zgjedhjeve dhe të shqiptarëve. Nuk do të ketë asnjë zgjidhje të krizës pa u pushuar të gjitha procedimet politike për pjesëmarrje në protestë apo për zbatimin e Dekretit të Presidentit, që bëjnë veglat e Edi Ramës ndaj qytetarëve dhe përfaqësuesve të opozitës. Ne jemi në këmbë, së bashku me qytetarët, për të ndaluar krimin elektoral të Edi Ramës në 30 Qershor! Shqiptarët janë të vendosur të mbrojnë demokracinë dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit