Të bëhesh nënë e re: pritshmëritë, depresioni dhe gjithçka që duhet ditur

Mos i humb

Ambasada amerikane: Reformat e suksesshme në drejtësi mbështeten te gjyqtarët e rinj

Reformat e suksesshme në drejtësi mbështeten te gjyqtarët e rinj, shprehet Ambasada e SHBA-së në Shqipëri. Ambasada amerikane thotë...

Prodhimi i iPhone 12 do të fillojë në korrik

Prodhimi i vëllimit të modeleve të ardhshme të Apple “iPhone 12” me 6.1 inç do të fillojë në muajt korrik-gusht përpara pjesës...

Nuk ka zgjedhje për Albin Kurtin, Gjykata Kushtetuese vendos: Deputetët vendosin për qeverinë e re

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur me votë unanime që vendi nuk shkon në zgjedhje pas mocionit të mosbesimit, por hapet rruga...

Basha në një takim në Kombinat tha : Fundi i kësaj qeverie është i afërt.

Kreu i PD, Lulzim Basha ka vijuar me takimet me bizneset e vogla tashmë në kryeqytet, në zonën e Kombinatit ku nuk...

Të bëhesh nënë e re mund të jetë një nga përvojat më shpërblyese që një grua mund të ketë në jetë, por gjithashtu mund të jetë tepër sfiduese dhe e jashtëzakonshme. Amësia për herë të parë shoqërohet me ndjenjën e bekuar, një ndjenjë të re të përmbushjes dhe lidhjes familjare. Ekziston një pritje e përgjithshme që nënat e reja duhet të jenë të lumtura dhe kur nuk janë ashtu, pyeten me habi se pse.

Çfarë mendohet të bëjë kur ka një ngarkesë të madhe brenda gjoksit të saj që nuk i kalon? Apo kur retë e përziera të zhgënjimit dhe trishtimit e ndjekin atë kudo që shkon? Si mund t’i thotë një nënë e re ndokujt për ndjenjat e saj të vështira kur supozohet se ajo gjithsesi duhet të jetë e gëzuar? Epo, përgjigjja është – ajo nuk mund të jetë përherë e kënaqur.

Nënat e reja shpesh herë i mbajnë luftërat e tyre në vete e disa përfundojnë duke rënë në Depresionin e pas lindjes.

Marrja e ndihmës për depresionin është bërë më e pranueshme në komunitetin musliman gjatë viteve të fundit, megjithatë, Depresioni Postpartum (PPD) ende është term i “ekzagjeruar” për shkak të mungesës së njohurive në lidhje me temën dhe turpin shoqërues.

Mitet i shtyjnë gratë të izolohen dhe të mos arrijnë ndihmë kur mbështetja e familjes dhe komunitetit mund të jetë pikërisht ajo që u duhet nënave të reja.

Çfarë është çrregullimi i pas lindjes?

Çrregullimi pas lindjes është kur një nënë e re përjeton nivele të depresionit pas lindjes së një fëmije; siç janë trishtimi, të qarët, ndryshimet e mëdha në oreks, gjumi, nervozizmi, ndjenja pa motivim dhe pashpresa. Shumë artikuj të hulumtimit thonë se depresioni prek 11% të grave gjatë shtatzënisë dhe 10-14% të grave pas lindjes. Gratë që nuk jetojnë në vendin prej nga e kanë origjinën, ku hyjnë edhe shumë gra myslimane, mund të kenë norma të larta pas lindjes deri në 23%, për shkak të mospërshtatjes me mjedisin.

Një nga arsyet më të mëdha që PPD nuk përflitet nga nënat e reja është turpi dhe faji. Në të gjithë botën, dhe posaçërisht në komunitetet muslimane, të kesh një fëmijë pritet të jetë një kohë gëzimi dhe feste.

Festa për fëmijën, madje është e popullarizuar dhe e inkurajuar në komunitet, por ekziston një pritje për të përjetuar një “ndjenjë magjike” për shkak të lindjes së fëmijës. Askush njuk e diskuton se lindja e një fëmije është dhuratë e mrekullueshme, por asnjëherë nuk duhet anashkaluar proceset në të cilat ka kaluar gruaja për të ardhur deri aty.

Trishtim i vazhdueshëm, ankth, ose shqetësim gjatë gjithë javës që zgjat të paktën dy javë.

Funksionimi i dëmtuar. Kjo është e ndërlikuar sepse shumë nëna të reja nuk do të jenë në gjendje të kujdesen për aspekte të caktuara të jetës së saj si më parë, por kur një nënë e re nuk mund të vazhdojë me shtëpinë, aktivitetet themelore të ditës, higjienën ose miqësitë, etj. mund të jetë një shenjë që ajo po lufton.

Pamja se ka një ndryshim të madh në personalitet. Personaliteti është i lindur dhe nuk ka tendencë të ndryshojë me kalimin e kohës. Nëse dikush duket sikur personaliteti i tyre ka ndryshuar veçanërisht në një mënyrë negative, kjo ka të ngjarë për shkak të një çështje më të madhe në dispozicion. Nuk është se një person dikur i lumtur dhe shoqëror tani është pesimist dhe i vetmuar, është se personi i lumtur dhe shoqëror tani është në depresion

Pse Depresioni pas lindjes është me rëndësi të kuptohet për Myslimanët?

Depresioni pas lindjes është një çështje e rëndësishme e shëndetit dhe e mirëqenies për të gjitha komunitetet, por duhet të jetë veçanërisht i rëndësishëm për komunitetet muslimane pasi ne i kushtojmë shumë rëndësi respektimit të nënave dhe trajtimit të tyre. Kur shumica e njerëzve mendojnë për domethënien e amësisë në Islam, mendimet e menjëhershme lindin për t’u kujdesur për nënën e dikujt – zakonisht, shfaqet fotografia e një nëne të vjetër, e cila kujdeset nga fëmijët e saj të rritur. Po për rëndësinë e rolit të vetë amësisë? Kur nënat e reja mbështeten, kjo jo vetëm që i ndihmon ato, por edhe fëmijët e tyre – brezi i ardhshëm i Umetit. Nënat e shëndetshëm ndihmojnë për të krijuar shtëpi të shëndetshme dhe komunitete të shëndetshme.

*Autorja Najwa Awad është punonjëse sociale dhe psikologe klinike. /Mesazhi.com/

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Zvicër : Nga 6 qershori, floktoret do të punojnë me kapacitet të plotë

Nga 6 qershori, lokalet e parukerisë në Zvicër mund të përdorin përsëri kapacitetin e tyre të plotë. Sigurisht,...

Hoti në mbledhjen e parë të qeverisë: Do t’i kthehemi punës e jo retorikës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka mbajtur mbledhjen e parë me kabinetin e ri qeveritar. Në fjalën e tij...

Zvicër: Të huajt në Bazel fitojnë të drejtën për t`u zgjedhur

Kantoni Basel-stadt është kantoni i parë në Zvicër, ku të huajt do të kenë jo vetëm të drejtën për të votuar por...

Ambasada amerikane jep detaje për Fondin 5.5 milionë dollarë për Shqipërinë

5.5 milionë dollarë, për ngritjen e Akademisë Amerikano-Shqiptare të Transparencës (USATA) i janë dhënë Shqipërisë nga SHBA. Ambasada e...

Covid, 6.5 milionë raste infeksioni nga koronavirusi në botë

Numri i rasteve të infeksionit nga koronavirusi në botë ka tejkaluar pragun e 6.5 milionë. Të dhënat deri më...