“Të burgosurit përballen me trajtim çnjerëzor në Izrael”

Mos i humb

Një raport zyrtar i publikuar të dielën, nxjerrë në dritë trajtimin çnjerëzor që u bëhet të burgosurve në burgjet izraelite.

E përditshmja izraelite, “The Times of Israel” shkruan se raporti i publikuar nga Zyra për Mbrojtjen Publike thotë se të burgosurit shpesh mbahen në objekte “të papërshtatshme për banim human” dhe ndonjëherë përballen edhe me masa të paligjshme ndëshkuese.

Sipas raportit në fjalë, të burgosurit pa ndonjë arsye kontrolloheshin të zhveshur dhe pa pëlqimin e të burgosurve siç kërkohet nga rregulloret, por thjesht si një masë ndëshkuese.

Raporti zyrtar i publikuar zbuloi se të burgosurit në burgjet izraelite lidheshin për shtretërit e tyre me orë të tëra, madje edhe me ditë të tëra si një masë ndëshkuese, ku përmendet rasti i një të burgosuri në burgun Ayalon që kishte nevojë për kujdes mjekësor, dhe si i tillë qëndroi i lidhur në katër gjymtyrët në një shtrat për 38 orë.

Përmenden edhe raste tjera në burgun Eshel dhe në burgun e Givonit, ku të burgosurit mbaheshin të lidhur për shtretërit e tyre ku dhe kryenin nevojën. Në raste tjera, të burgosurit mbaheshin të lidhur me duart mbi kokën e tyre.

Raporti në fjalë thotë se disa të burgosur janë mbajtur në izolim në kushte të rënda, ku rojet e burgut për gjashtë ditë nuk u kanë dhënë rrobe të lara.

Një i burgosur, thuhet më tej, është lagur me ujë dhe u detyrua të qëndronte në rroba të lagura për disa ditë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit