Të drejtosh në kohë pandemie duke ruajtur sigurinë dhe vazhdimësinë e suksesshme te biznesit

Mos i humb

Intervista/ Ing. Arjan Tase: Të drejtosh në kohë pandemie duke ruajtur sigurinë dhe vazhdimësinë e suksesshme te biznesit

Inxhinjeri Arjan Tase, Administrator i kompanisë “Tase Group sh.p.k” tregon për sfidat e udhëheqjes në kohë pandemie, duke garantuar kujdesin ndaj punonjësve për t’i paguar pagat gjatë kohës që aktiviteti ishte i mbyllur, në masat për sigurinë e shëndetit të tyre dhe të klientëve në rrjetin e degëve “Agro Tase” dhe “Tase shp.k” dhe duke ruajtuar njëkohësisht vazhdimësinë e sukseshme të biznesit që operon në sektorin e pjesëve të këmbimit për makina.

Tase thotë se, biznesi nuk e ka ndalur në asnjë moment aktivitetin gjatë periudhës që lamë pas, me perjashtim të javëve të para të shfaqes së covid-19.

Sfida e pandemisë që po lëmë pas ndryshoi mjedisin në të cilin jetojmë në mënyrë të menjëhershme e të papritur, duke nxitur dhe biznesin tonë të ndryshojë me shpejtësi mënyrën e të punuarit të stafit. Por me një kusht : të mos ndërprisnim në asnjë moment misionin tonë në shërbim të klientëve.

Biznesi ynë ka investuar maksimalisht për t’ju përshtatur shpejt kësaj situate, duke filluar nga dizenjimi i një politike të mirëfilltë të manaxhimit të stafit në kushtet e pandemisë: rregullimi i praktikave të përditshme të punës për të ruajtur shëndetin dhe mirëqenien e stafit, e deri tek menaxhimi i situatave thelbësore për klientët apo partnerët tanë të biznesit.

Aplikimi i të gjitha procedurave, rregullave dhe masave sanitare të kërkuara nga organet kompetente në vend, ofrimi i një orari pune fleksibël për çdo koleg, kryerja e punës në distancë vendosja e shenjave të distancimit fizik, mbrojtja e shëndetit të punonjësve, komunikim i vazhdueshëm me çdo bashkëpunëtor, ishin ndër hapat kryesorë që kemi ndjekur në mënyrë të përditshme gjatë periudhës që po lëmë pas.

Kombinimi i investimit të stafit, të udhëhequr nga vlerat tona më të forta të përgjegjshmërisë sociale, mbrojtjes së klientit, angazhimit, dinamizimit, fleksibilitetit, miksuar me inovacion teknologjik, bënë të mundur që “Tase Group sh.p.k” t’ja dilte për të mos e ndërprerë shërbimin për mijëra klientë, sipërmarrës, fermerë pika servisi në të gjithë Shqipërinë.

“Tase Group sh.p.k”, është një ndër sipërmarrjet e konsoliduar tashmë në tregun e pjesëve të këmbimit për makina dhe makineri bujqësore.
Me llojshmërinë e gamës më të gjerë, të pjesëve të këmbimit dhe lider në eskluzivitetin e markave “brand” në botë, “Tase Group” është afirmuar tashmë si biznesi që ofron garanci të padiskutueshme të cilësisë dhe standardeve për pjesë këmbimi të të gjitha llojeve të makinave por edhe atyre të makinerive bujqësore, industrisë agropërpunuse dhe agromekanikës në tërësi.

Integriteti dhe niveli i lartë profesional e kanë rritur imazhin e “Tase Gruop”, që sot renditet në krah si motrat e saj në shumë vende të Europës Perendimore në shërbimin,marëdhënien me tregun dhe produktet cilësore që ofron.

Kompania po investon në aplikimin e teknologjive për shërbime online që synojnë të zgjerojnë hartën me qytetet ku operon, “Tase Group” duke u shtrirë edhe në vendet e Rajonit, me shërbime që u kursejnë kohe klienteve dhe produkte cilesore që u zgjasin jetën automjeteve të ndryshme përfshirë edhe ato bujqësore..

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit