Të gjitha rrugët e vendit të kalueshme për qarkullim

Mos i humb

Pas reshjeve të fundit të borës, Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar qytetarët se të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme.

Kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve të kontraktuara nga Ministria e Infrastrukturës, janë në kujdestari 24 orëshe dhe deri më tani kanë arritur me sukses që rrugët e vendit t’i mbajnë të hapura dhe të sigurta për qarkullim.

MI u bënë thirrje ngasëseve që t’u përshtaten kushteve të rrugëve dhe jenë të pajisur me pajisje dimërore konform ligjit, në mënyrë që të zhvillojnë qarkullim të sigurt dhe pa pengesa.

Ministria u bënë thirrje disa prej mediave në vend, që të mos publikojnë lajme të paqena lidhur me gjendjen e rrugëve në vend, duke shkaktuar panik dhe huti në mesin e qytetarëve.

Ministria e Infrastrukturës, mbetet e përkushtuar që në vazhdimësi të sigurojnë qarkullim të lirë dhe të sigurt në trafikun rrugor. Andaj duke u kërkuar të gjithë ngasësve që të kenë kujdes gjatë vozitjes, apelojmë tek qytetarët e vendit që për çdo pengesë në ato rrugë që janë përgjegjësi e ministrisë, të kontaktojnë pa hezitim, në mënyrë që të merren masa adekuate konform situatës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit