Të gjithë çmimet e Panairit të Librit në Prishtinë

Mos i humb

Romani “Vegim” me autor Ardian Haxhajn, morri r çmimin për “Romanin më të mirë” në edicionin e sivjetmë të Panairit të Librit “Prishtina 2018”. Ky roman shpërfaq dhimbjen e njeriut përballë terrorit dhe kaosit. Është një refleksion për traumën kolektive të një shoqërie të rrënuar nga dhuna.

Juria, në përbërje të Behar Gjokës-kryetar dhe anëtarëve Abdullah Zeneli e Izet Syla, dha këto çmime:

Çmimin për “Përkthimin më të mirë” ia ka ndarë Mal Berishës për përkthimin e librit “Naltësimi i Iskanderit”.

“Autori i vitit”, sa i përket letërsisë shqipe, është shpallur Adem Gashi për veprën “Drenusha e trembur dimrash”, ndërsa sa i përket letërsisë së huaj, ky çmim i ka takuar francezit François-Henri Désérable për veprën, “Njëfarë Z. Piekyelny” , botuar në shqip nga shtëpia botuese “Buzuku”.

“Çmimin special” e ka fituar aktori e shkrimtari Çun Lajçi.

“Letërsinë për fëmijë”: Viktor Canosinajt.

“Çmimin për poezi”: Majlinda Nana-Ramës me librin “Lulet e egra”.

“Çmimin për kritikë e publicistikë”: Ardian Vehbiut me librin “Fjalë për fjalë”.

“Çmimin për vepër të veçantë”: Ermira Gjonmaqit për librin “Përtej harrimit”.

Stenda më e vizituar është shpallur ajo e shtëpisë botuese “Artini” nga Prishtina. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit